Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samiti e 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane (PPE).
Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Berisha thekson se gjatë këtij samiti janë diskutuar temat më të mprehta me të cilat përballet aktualisht Europa, duke përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjerë.
Samiti i PPE mbetet një nga forumet kryesore ku liderët e djathtë europianë diskutojnë mbi sfidat e përbashkëta dhe koordinimin e politikave në nivel kontinental.
Total 0 Votes
0
0
