AktualitetPolitike

Një klasë politike e vet-korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin!

KAON

Çdo politikan apo qeveritar i lartë duhet të zhvishet nga çdo lloj imuniteti dhe sa më parë të nisë vettingu për secilin prej tyre.

Një klasë politike e vet-korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin!

Votimi unanim i deputetëve të Partia Socialiste e Shqipërisë, për mos heqjen e mandatit të deputetes Balluku, përbën një sinjal negativ për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe e largon Shqipërinë nga standardet që kërkon procesi i integrimit europian.

Ky vendim bie ndesh edhe me deklaratat e vazhdueshme për mbështetjen e Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe për garantimin e një drejtësie të pavarur.

Është e qartë se një klasë politike e përfshirë në korrupsion nuk mund të japë dritën jeshile për luftën reale kundër korrupsionit.

Nëse një zyrtar publik është i bindur për pastërtinë dhe integritetin e tij, ai nuk duhet të ketë frikë nga heqja e mandatit dhe nga përballja me drejtësinë.

Për këtë arsye, Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon miratimin sa më parë të një ligji për vettingun e politikanëve, që të përfshijë deputetët, anëtarët e qeverisë dhe çdo funksionar të lartë shtetëror, si edhe heqjen e çdo forme imuniteti politik, duke i lënë drejtësisë dorë të lirë të veprojë.

Vetëm një drejtësi e barabartë për të gjithë mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të hapë rrugën për një Shqipëri të drejtë dhe europiane.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?