Media austriake fshin artikullin për Ballukun
Artikulli për Belinda Ballukun, i publikuar nga media austriake Exxtra24.at është fshirë vetëm një ditë pas publikimit, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij veprimi.
Në shkrimin e autorit Richard Schmitt, trajtohej çështja e Ballukut, në të cilën theksoheshin akuzat për tendera që lidhen me figurën e numrit dy të qeverisë Rama tashmë të pezulluar.
Sipas artikullit, përveç zhvillimeve ligjore që po marrin hov, qarkullimi i një videoje të dyshuar me përmbajtje seksuale i shtonte një dimension të ri situatës, me pasoja të mundshme që mund të prekin jo vetëm ministren, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë në vend.
Megjithatë, vetëm 24 orë pas botimit, artikulli është fshirë nga faqja zyrtare e Exxtra24.at. Nëse klikon artikullin rezulton Error 404.

