Apple jep alarmin, instaloni menjëherë përditësimin e ri në iPhone
Gjiganti teknologjik Apple ka lëshuar një paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone, duke i nxitur të instalojnë sa më shpejt versionin e ri iOS 26.3. Sipas raportimit të Daily Mail, përditësimi korrigjon 39 dobësi sigurie, disa prej të cilave mund të lejonin sulmuesit të aksesonin të dhëna personale apo madje të fitonin kontroll të pjesshëm mbi pajisjen.
Përdoruesit që nuk kanë të aktivizuara përditësimet automatike mund ta instalojnë manualisht duke ndjekur këto hapa:
Ndërkohë, sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, Apple po përballet me sfida në zhvillimin e versionit të ri të Siri-t. Fillimisht pritej që disa nga veçoritë e përmirësuara të prezantoheshin në iOS 26.4, por publikimi është shtyrë për shkak të problemeve të hasura gjatë testimeve të brendshme.
Sipas raportimeve, Siri e përditësuar mund të përfshihet në iOS 26.5, që pritet të lançohet në maj, ndërsa disa funksione më të avancuara do të mbërrijnë vetëm me iOS 27 në shtator. Testuesit e brendshëm kanë raportuar përgjigje të vonuara, trajtim jo të saktë të pyetjeve komplekse dhe kalime të papritura në ChatGPT në vend të modeleve të vetë Apple.
Në këtë situatë, mesazhi është i qartë: nëse përdorni iPhone, kontrolloni menjëherë përditësimin. Një instalim i thjeshtë mund të bëjë diferencën mes sigurisë dhe ekspozimit ndaj rreziqeve kibernetike.
