Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut.
Po ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e së mërkurës, ku SPAK do të paraqesë prova të reja të siguruara nga kontrollet e kryera së fundmi, gjykata Kushtetuese ndodhet përpara provës së zjarrit për të vendosur lidhur me kërkesën e kryeministrit për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.
Data dhe ora e mbledhjes së radhës nuk është bërë ende me dije, por me shumë mundësi vendimi do të merret javën e ardhshme, pasi te enjten disa nga gjyqtarët kushtetues udhëtojnë jashtë vendit për vizitë zyrtare.
Gjatë seancës plenare publike, qeveria Kuvendi dhe Presidenti kërkuan të shfuqiziohet si antikushtetues vendimi i GJKKO, ndërsa SPAK tha se pezullimi mbetet në fuqi.
Belinda Balluku është e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Ndërsa është nën hetim për procedura të tjera tenderuese të Unazës së Madhe dhe koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.
