Aktualitet

“Lëmsh përpara porte” i Prefektes së Shkodrës

KAON

Ditën e sotme, me rastin e festës së Krishtlindjes, zyrtarë qendrorë dhe lokalë në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremonitë fetare në kishat e qyteteve të tyre, duke përcjellë urime për besimtarët dhe qytetarët.

Megjithatë, për prefekten e Shkodrës, Holta Duda, deklarata për mediat nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar. Pas përfundimit të meshës festive, ajo u shfaq përpara kamerave për të dhënë mesazhin e saj, por u duk e emocionuar dhe e paqartë për faktin se fjala e saj po transmetohej drejtpërdrejt.

Gjatë urimit, prefektja u ngatërrua në fjalë, ndërpreu deklaratën dhe kërkoi ndjesë, duke tentuar ta rifillonte edhe një herë mesazhin për besimtarët.

“Sot të gjithë bashkë mblidhemi të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe, ashtu edhe unë sot në emër të gjithë… ju lutem, edhe një herë më falni…”, dëgjohet të thotë ajo mes emocioneve.

Momenti i papritur u shoqërua me pauza dhe konfuzion, ndërsa situata u regjistrua nga kamerat dhe u shpërnda më pas në rrjetet sociale, ku ka nxitur reagime dhe komente të shumta.

Në krah të prefektes gjatë këtij momenti ishte edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar të ceremonive festive të Krishtlindjes në Shkodër.

Total 3 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?