AktualitetPolitike

Bardhi i drejtohet Zegjinesë: “Mbylle gojën, laraskë”

KAON

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur sërish në Kuvend më deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Bardhi po debatonte me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu lidhur me marrjen e fjalës. Në një moment ndërhyri edhe deputetja socialiste, ndërsa Bardhi i kthehet ashpër dhe i drejtohet duke i thënë: “Mbylle gojën kur flas unë, laraskë”.

Çaushi ka replikuar sërish nga vendi me mikrofonin e mbyllur.

Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

“S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.

Total 2 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?