Papa Leoni XIV viziton Xhaminë Sulltan Ahmed
Në Udhëtimin e tij të parë Apostolik jashtë Vatikanit, Papa Leoni XIV vizitoi Xhaminë Sulltan Ahmed, e njohur edhe si “Xhamia Blu”, në Stamboll.
Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, vizitoi Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit nga kreu i Diyanet-it, Safi Arpagus.
Në respekt të traditave islame, Ati i Shenjtë hoqi këpucët gjatë vizitës brenda Xhamisë.
Ati i Shenjtë do të marrë pjesë në Doksologji në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit dhe do të zhvillojë një takim me Patriarkun Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal.
Total 0 Votes
0
0
