“Dikur kam qënë e bukur”-Poezi nga Irena Dragoti
Dikur…
Kam qenë e bukur dikur !
Dëshirën për t’u parë të qelqtës
ma jepte etja;
Pija muzgun, pa e fikur dritën.
Shpikja vehte të reja si balona!
Sa shumë fluturoja!
Jam me marrjefryme tani..
Lëngon harpa e brinjëve
sa herë fiket një notë
Oshëtin frika si zëri, kur gjen të bukurën
veç në ato shkëndijat që i ikin zjarrit,
gjithë zhurmë!
Ndodh rrallë,
më rrallë se aurorat boreale
Më janë çmendur stinët!
Në verë këndoj këngë shtegtarësh
e vjeshtës përtyp mallin ,si një lot
pa fatin e mirë!
Në kataraktin e moshës
vizatoj durimin,si përulje
Dashuria shpalli falimentin!
Mrekullitë zgjasin më pak se harrimi!
Total 0 Votes
0
0
