PD nis sot bojkotin ndaj komisioneve
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga sot bojkotimin e përkohsëhm të punimeve në Kuvend, duke mos qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.
Në mesazhin e siguruar nga News24, që kreu i grupit Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë e ka theksuar disa herë që asnjë deputet nuk të bëhet pjesë e komisioneve.
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
