”Blushi: Burgjet janë mbushur me të pafajshëm, kri*minelët enden të lirë
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, theksoi se burgjet në Shqipëri janë mbushur me qytetarët ë pafajshëm, kurse sipas tij, kriminelët enden të lirë.
Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë.
Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje.
Kanë humbur jetën në burg për 35 mijë lekë të vjetra të papaguara për OSSHE. A ndiheni fajtor Z. Kryeprokuror që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv që është i ashpër me të dobtit dhe i butë me të fortit.”, tha Blushi.
© BalkanWeb
Total 0 Votes
0
0
