Derbi Partizani – Tirana hap javën e gjashtë
Java e gjashtë e “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana.
Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00, dhe tifozët mund t’i blejnë biletat online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Ditën e ndeshjes, biletat do të mund të gjenden edhe pranë stadiumit “Air Albania”.
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 6-të. Dinamo City – Flamurtari do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 15:30. Ndërsa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja direkte për kreun, Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani udhëheq kampionatin deri tani, por kuqeblutë janë vetëm një pikë larg kreut.
Abissnet Superiore – JAVA 6
E premte, më 3 tetor
Partizani – Tirana 19:00
E shtunë, më 4 tetor
Dinamo City – Flamurtari 15:30
Vllaznia – AF Elbasani 19:00
E diel, më 5 tetor
Vora – Egnatia 14:00
Teuta – Bylis 17:00
