Rama njofton KQZ-në për shkarkimin e tij!
Qeveria ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin e marrë më 25 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Shkresa i është depozituar KQZ-së të njëjtën ditë, por bëhet publike vetëm pas ankimimit të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e shkarkimit.
Ndërkohë Veliaj ka kundërshtuar vendimin dhe e ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar shkarkimin e tij.
Total 0 Votes
0
0

