BotaRajoni

Sherr pas koncertit në Athinë, plagosen me thikë 3 shqiptarë

KAON

Incidenti ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou, në një aktivitet të Shoqatës së Kretasve të Metamorfosit. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi kur një grup shqiptarësh që po largoheshin nga festivali u grindën me shqiptarë të tjerë për një çështje të parëndësishme. “Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj” ishte fillimi i përballjes, e cila shpejt u përshkallëzua në një përleshje të egër me thika.

Tensioni u përshkallëzua dhe debati u zhvillua në një përleshje të egër midis 20 personave me thika, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.

Katër persona u plagosën në incident dhe u dërguan në spital. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, 26 dhe 25 vjec, me lëndime të rënda në gjoks, brinjë dhe sqetull, një grek, i lindur në vitin 2000, me një plagë nga një objekt i mprehtë në shpinë, i cili u godit kur hyri në përleshje për t’i ndarë dhe një tjetër shqiptar 25-vjecar, me lëndime në krah, brinjë, gjoks dhe mavijosje në fytyrë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?