Hamas ekzekuton publikisht tre palestinezë, i akuzon si bashkëpunëtorë të Izraelit (VIDEO)
Një video tronditëse e publikuar në kanalet Telegram ka qarkulluar në rrjet, ku shihen anWtarë të Hamasin të cilët ekzekutojnë tre palestinezë, të akuzuar nga grupi si “bashkëpunëtorë të Izraelit”.
Sipas mediave ndërkombëtare, Hamas vendosi mbishkrime të shkruara me dorë mbi trupat e viktimave. Në një prej tyre shkruhej: “Tradhtia juaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ju pret një ndëshkim i ashpër.” Agjencia izraelite Ynet raportoi se një tjetër copë letre mbi trupin e njërit prej viktimave përmbante mesazhin: “Mercenarë të shpatës – është koha t’ju presim kokat.”
Hamas deklaroi se në ekzekutim morën pjesë edhe anëtarë të dy organizatave të tjera radikale: Xhihadit Islamik dhe Brigadave Muxhahidine, duke e konsideruar këtë akt si një “paralajmërim” për të gjithë ata që bashkëpunojnë me Izraelin.
