Aktualitet

Rama për disa struktura të Ministrisë së Brendshme: Ca drejtorë që janë për librat e Kafkës

KAON

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit në Ministrinë e Brendshme të Albana Koçiut, u ndal në disa nga strukturat e kësaj ministrie që sipas tij kanë pasur dhe kanë ende shumë mangësi dhe problematika.

Rama u ndal te lëshimi i vizave për punë, ku me ironi tha se përdore “pëllumb i lidhur me spango te këmba i nisur nga Kruja për të shkuar në vendet e largëta…”.

“Ca shefa të çuditshëm në këtë strukturë vazhdonin me zvarritje që janë për librat e Kafkës. Shumë shembuj për të ilustruar se Ministria e brendshme jeton në një zone tjetër orare, nuk është një metaforë. Gjendja civile ka ende probleme. Policia shkencore, po ashtu falë disa specialistëve të mira aty ka mbijetuar, por një polici shkencore e pa investuar ashtu siç duhet. Apo garda e republikës. Më në fund administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund ka filluar të bëjë sens”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?