AktualitetPolitike

Erion Veliaj kërkon të jetë në sallë gjatë mbledhjes

KAON

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra.

 

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në kërkesën e tij, kryebashkiaku Veliaj sqaron se mungesa nuk është pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën shprehet se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Veliaj thotë se sistemi gjyqësor nuk mori parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe se ky ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. “Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehet Veliaj.

 

Sipas Veliajt, kjo krizë e shkaktuar nga gjykata nuk mund zgjidhet me një shkelje tjetër të Kushtetutës.
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?