“5 efektivë kapin me shkelma dhe tërheqin zvarrë një protestues”
Mëngjesin e sotëm i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” është avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin për Policinë e Shtetit.

Policia është e varur nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se thuhet është e pavarur, sa kohë është në varësi të ministrisë dhe është e varur nga
Një koncept që ka future ky ligj, thuhet që policia është në varësi të ministrit edhe në fatkeqësi natyrore apo gjendje të jashtëzakonshme, ku përfshihet edhe pandemia.
Nuk mund et policia t’i atashohet një ministrie tjetër.
Duhet të filtrojë informacionin për saktësinë, dhe kur do të ndërhyjë psh në parandalimin e krimit, duhet të identifikohet dhe të ketë një plan konkret, jo të shkojë të bëjë reprezalje për shembull. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, madje nuk e kam dëgjuar të ndodhë as në protesta.
Kur protesta del përtej masave të marra dhe po përshkallëzohet, policia duhet të njoftojë protestuesit se kjo është në kundërshtim me rregullat dhe do përballen me pasojat, por kjo ndodh vetëm me megafon dhe nuk është i kuptueshëm për të gjithë personat pjesëmarrës në tubim.
Policia duhet të ketë një ndërhyrje proporcionale. Një protestues për shembull që është me duar në xhepa nuk mund të merret zvarrë e të goditet me shkelma nga 4-5 efektivë.
Në ligj është futur një koncept i ri që policia mund të ndihmohet edhe nga qytetarët, edhe gjatë kërkimit. Nëse gjatë ndihmës së dhënë nga qytetari pëson një aksident, humb aftësinë në punë për shembull, mund të shpërblehet njëlloj si të jetë punonjës policie.
Pra për atë periudhë kohore që janë në ndihmë, konsiderohen si oficerë dhe për pasojë shpërblehen njëlloj.
Ku ndalohemi nga policia, njoftimi jo gjithmonë është i detyrueshëm. Që të jetë e detyrueshme është që polici të ketë një shkak që të mendojë që ky qytetar ka shkelur ligjin”, tha ai.
