AktualitetSport

Tifozët shqiptarë i kthejnë reston polakëve. Forca të shumta policie mësyjnë në shesh

KAON

Momente tensioni janë shënuar mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shumë pranë stadiumit “Air Albania” menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes ekipit Jagiellonia të Polonisë, të cilët mbrëmjen e sotme u përballën ndaj Dinamos.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "This is albanian isisalbanianradicals radicals This is albanian radicals"

 

Një grup tifozësh shqiptarë u afruan pranë autobusit të ekipit polak dhe nisën sharjet në drejtim të tyre.

Në pamjet e siguruara nga “Ora News”, në drejtim të tifozëve të revoltuar shkojnë me vrap një numër i madh efektivësh të policisë.

 

 

Duket reagimi vjen pas raportimeve gjatë ditës së sotme të lajmit të turpshëm ku tifozët polakë u filmuan duke përdhosur monumentin e heroit tonë kombëtar “Skënderbeut” dhe me thirrjet pro serbe “Vritini shqiptarët”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?