Vetingu për pasuritë e politikanëve domosdoshmëri dhe garanci për të ardhmen e shqiptarëve !
Paulin Marku
1.Pas ndryshimeve politike në vitet 90 -të në Shqipëri, lëvizjet demokratike për liri dhe demokraci, ekonomia e tregut dhe pluralizmi politik u sunduan jo nga klasat e vuajtuara , por nga shtresat e atyre që në vite ishin afër pushtetit, apo pjesë e pushtetit.
2.Këta ,apo të besuarit e tyre kapën dhe e privatizuan çdo gjë, pluralizmin, demokracinë, politikën, pushtetin, shtetin, biznesin, pasurinë, drejtësinë, dhe sot për pasojë kanë bërë të mundur instalimin e një regjimi politik e juridik, korruptiv e të kriminalizuar sa që edhe ndërkombëtarët si SHBA , BE e kanë të vështirë për ta çmontuar ,këtë sistem krimi e korrupsioni.
3.Megjithë këtë angazhim ndërkombëtar në interest e çështjes shqiptare , sot akoma shqiptarët nuk reagojnë , nuk lëvizin , nuk protestojnë kundër këtij sistemi, por vetëm durojnë duke shpresuar e pritur në fatin e tjerëve, por edhe me keq,sot po gjejnë rrugën më të shkurtër, atë të eksodit e të largimit nga Shqipëria.
4.Ky realitet i rëndë, i hidhur, i frikshëm bëhet edhe me heshtjen e ndërkombëtarëve në disa raste, të cilët me sa duken kanë humbur shpresat për demokracinë në Shqipëri,ose janë bërë palë me politikanët e korruptuar.
5.Aleatët ndërkombetare nuk mund ta shfajësojnë veten e tyre vetëm me vërejtje për politikën shqiptare ,për mosrealizim standartesh demokratike, për moszbatim të ligjit, për vonesën në integrimin e shqiptarëve në Europë, pasi janë ato që sot i njohën, bisedojnë e dialogojnë, me politikanët dhe me këtë elite politike shqiptare mashtruese, hipokrite, të korruptuar e të kriminalizuar.
5.Shqiptarët nuk patën përkrahje të vërtetë dhe serioze nga ndërkombëtarët, vetëm kur këta politikanë europianë u bindën se në çfarë gjëndje të mjerueshme e të rëndë sociale, politike, demokratike dhe sidomos kriminale dhe padrejtësie erdhi dhe u perkeqësua vazhdimisht Shqipëria, e cila nuk kishte rrugëdalje nga politika shqiptare e krimit dhe e korrupsionit, atëherë, por më shumë vonesë ndërhyri për miratimin e VETING-ut, si i vetmi mjet për ta çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj politike dhe të kësaj drejtësie të kriminalizuar e të korruptuar, hajdute dhe të papërgjegjshme.
6.Ky regjim politik, juridik, kriminal e korruptiv në Shqipëri vetëm sa ua shton vuajtjet, dhimbjet, humbjen e shpresës,largimin e të rinjve dhe të rejave dhe shtimin e padrejtësisë për shqiptarët.
7.Prej këtyre padrejtësive ,pabarazive , krimit e korrupsionit të gjithë shqiptarët po largohen nga Shqipëria , në rastin më të parë që atyre u krijohet mundësia, sepse e kanë humbur shpresën ,për të punuar e jetuar në Shqipëri.
8.Eksod ka edhe në vënde të tjera ,por atje problemi i eksodit ka të bëjë me konfliktet dhe me luftrat civile ,ndërsa shqiptarët po largohen nga atdheu vetëm prej keqpolitikës ,keqqeverisjes të korruptuar ,të kriminalizuar e cila i shkakton shqiptarëve papunësi, varfëri, vjedhje dhe korrupsion duke grabitur pushtet, pasuri e para dhe që e mbajnë të pazhvilluar ekonomikisht vendin , si dhe nuk punojnë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor.
9.Qytetarët shqiptarë po detyrohen ta braktisin sot Shqipërinë, në përmasa të tilla që të kujtojnë ato vënde të cilat për fatin e tyre të keq janë përfshirë në luftra civile ,ndersa politikanët zgjerojnë zonat e pushtuara dhe pasuritë e padrejta.
10.Organet e derjësisë së re duhet të realizojnë misionin e tyre juridik , social ,kushtetues, kombetar kundër çdo politikani që ka abazuar me pasuritë kombetare,me taksat e shqiptarëve dhe ekonominë e vendit.
Mosreagimi i organeve të drejtësisë është fatkeqësi kombëtare me pasoja të rënda për fatet e vendit .
