AktualitetPolitike

Berisha publikon letrën skandaloze: Ministri i jashtëm i narkoshtetit kërcënon vëzhguesit

KAON

 

Farsa elektorale/ Berisha publikon letrën skandaloze: Ministri i jashtëm i narkoshtetit kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Farsa elektorale e 11 majit 2025 është procesi elektoral më i shëmtuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt.
Është procesi më i diskredituar.
Është procesi më i korruptuar.
Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë euro para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës.
Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tre vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj.
Të gjysëm miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve.
Të armatosjes së terroristëve elektoralë patronazhistë me të dhënat e qytetarëve për t’i mikluar dhe kërcënuar ata.
Firmosjen e licencave për mbjelljen e kanabisit në përmasa 140 herë më të mëdha se sa ç’parashikon ligji.
Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem të votës së diasporës.
Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE, kam denoncuar me forcën më të madhe këcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin.
Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe.
Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.
Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it.
Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE.
Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.
Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër.
Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’.
Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025’.

 

Berisha: Igli Hasani mashtron hapur ndërkombëtarët duke shpikur arrestime nga Skapi i partisë

Dëgjojeni çfarë vazhdon:
“Për shembull, thotë ky, referenca në faqen 2, paragrafin 4, në faljen e një numri të madh të gjobave shtetërore, fill para zgjedhjeve, nuk përfill letrën që KQZ ka dërguar me datën 8 maj”.
Nuk përfill mashtrimin, çka tregon se edhe Celibashi hyn në trojkën.
Edhe ai paska bërë me 8 maj mashtrime dhe këta mendojnë se mund të mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar.
Po çfarë të marrin parasysh ata?
Gjobat u falën dy ditë para zgjedhjeve. 200 milionë, të tjerë më thonë se është shumë më e madhe, shkon gjer në 400 milionë.
Dhe ky u thotë se ju nuk keni përfilluar mashtrimet e Celibashit.
Ata kanë vendimin e qeverisë përpara.
Kjo nuk është deklaratë subjektive, është vendimi i qeverisë për të falur gjoba në kundërshtim me ligjin.
Dëgjojeni tani shakanë tjetër dhe mashtrimin tjetër të paskrupullt:
“Siç është e njohur publikisht, thotë, struktura speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e ka fjalën për Skapin e partisë, ka krijuar një task-forcë të përkushtuar zgjedhore për të hetuar të gjitha raportet e besueshme të intimidimit të zgjedhësve dhe keqsjelljeve elektorale”.
Vazhdojmë më tutje, mashtrimi i paskrupullt i tij:
“Disa hetime kanë nisur dhe janë bërë disa arreste”.
Asnjë arrest nuk është bërë, po duhet të jesh i pacipë si ky dhe Dumani. Po vetë Dumani mashtroi, tha nuk janë paraqitur prova dhe fakte, në një kohë kur janë paraqitur prova dhe fakte të pakundërshtueshme.
Në një kohë që vetëm këtu janë paraqitur pothuajse çdo ditë me qindra dhe fakte.
Pra, gënjen komunitetin ndërkombëtar, thotë janë arrestuar. Janë bërë disa arreste, çka tregon qartë, thotë, përkushtimin e institucioneve shqiptare për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe për të siguruar përgjegjshmërinë.
Pra, ky sulmon raportin për t’u thënë delegacioneve ndërkombëtare se ju keni mashtruar, në një kohë kur vetë mashtron në çdo paragraf.
“Lidhur me karakterizimin e fushatës elektorale si lartësisht të polarizuar, ne shënojmë se pavarësisht nga mosmarrëveshjet e forta, partia qeverisëse nuk kundërshtoi vendimet kryesore të KQZ, përfshi vonimin e publikimit të rezultateve të votimit elektronik”.
E kuptoni?
“Dhe pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, pas kërkesës së opozitës”.
Shikoni sa zemërmëdhenj janë këta.
Po ky turpëron një komb me këtë letër. Ky tregon se është kokë e këmbë i kapur, njëlloj si Altin Troplini.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?