Aktualitet

Murtaja e bagëtive po përhapet në gjithë Shqipërinë!

KAON

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në qarkun e Korçës.

Rasti është verifikuar konkretisht në fshatin Shuec të bashkisë Devoll në një fermë të zonës ku janë raportuar simptona të sëmundjes tek disa prej kafshëve.

Në zonë kanë mbërritur kryesisht përfaqësues të Shërbimit Veterinar, ku po kryhhen të gjitha procedurat për izolim të menjëhershëm të fermës, të dezinfektimit dhe marrjes së mostrave për kryerjen e analizave të nevojshme.

Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

Vatra e parë e sëmundjes së murtajës është verifikuar në Shkodër në fshatin Postribë më datë 4 qershor. Referuar dhe reagimit zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë ditën e djeshme, në vend janë 4 vatra aktive, Shkodër, Skrapar, Bulqizë dhe Dibër, tashmë dhe në Korçë.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje, Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e kafshëve në Shqipëri, tregtimin e tyre apo dhe kullotjen e grumbullimin në mjedise të përbashkëta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?