Masë sigurie edhe për ish-sekretarin e Këshillit Bashkiak në Durrës
Në kuadër të operacionit të koduar “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë masë sigurie është lëshuar edhe për avokatin Armand Tragaj, ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës.
Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier, etj.
Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane, janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.
Janë lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.
Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi.
Total 0 Votes
0
0
