Merren tē pandehur Drejtorët e Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur edhe administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi.
Burime për mediat bëjnë se atij i është komunikar akuza ditën e djeshme për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.
Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr ditën e djeshme në SPAK për t’iu komunikuar akuza.
Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së.
Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit të vitit kur u arrestua me urdhër të SPAK
SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohyën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit.
Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
Të gjitha këto institucione, të cilat dyshohen për abuzime me prokurimet publike janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.
