AktualitetPolitike

Vijon procesi i numërimit të kandidatëve në Shkodër

KAON

Numëruesit në Shkodër po vijojnë me qetësi procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Në KZAZ nr. 2, procesi do të nisë në orën 17:00, në KZAZ nr. 3 në orën 16:00 dhe në KZAZ nr. 4 në orën 13:00, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar incidente.

Dy kuti votimi janë dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të parregullsive të konstatuara. Bëhet fjalë për një kuti nga KZAZ nr. 3 në Shkodër dhe një tjetër nga fshati Ktosh në Malësi të Madhe.

Ndërkohë, procesi i numërimit për kandidatët ka përfunduar në Pukë dhe Fushë-Arrëz. Tre më të votuarit nga Partia Demokratike janë Lodovik Hasani, Gentian Ndoj dhe Bardh Spahia.

Sa i përket rezultatit për partitë politike në Qarkun Shkodër, janë numëruar 403 nga 405 kutitë e votimit. Deri në këtë moment, renditja është si më poshtë:

• Partia Demokratike: 36.904 vota (40.01%)

• Partia Socialiste: 34.721 vota (37.64%)

• Partia Socialdemokrate: 15.784 vota (17.11%)

Bazuar në këtë rezultat paraprak, ndarja e mandateve është:

• PD – 5 mandate

• PS – 4 mandate

• PSD – 2 mandate

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?