Aktualitet

Krim elektoral/ “Rilindja” shtron asfaltin e radhës në Gjirokastër

KAON

Shkeljet e ligjit elektoral nuk kanë të ndalur nga ana e rilindjes. Makineritë e rënda që shtrojnë rrugët, kanë zbarkuar edhe në Gjirokastër.

Kjo ka vetëm një qëllim. Blerjen e votave të qytetarëve shqiptarë dhe tjetërsimin e rezultatit të 11 majit nga ana e rilindasve të Ramës.

Rasti më i fundit është denoncuar në Syri TV ku në pamjet e siguruara duken mjetet e rënda duke hedhur asfalt elektoral në qytetin e Gjirokastrës.

Një pyetje shtrohet: Vallë, rilindjes nuk i mjaftuan 12 vite për të hedhur një shtresë asfalt?

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?