AktualitetPolitike

Topalli ngre alarmin. Në Greqi situata e zarfave ka dalë jashtë kontrollit

KAON

Drejtuesja Politike për Diasporën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë madhështore”, Jozefina Topalli, ka ngritur alarmin lidhur me atë që po ndodh me zarfet e emigrantëve në Greqi.

E ftuar në Quo Vadis, Topalli tha se nuk po zbatohet asnjë rregull, dhe se shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit që do të duhet të bënte posta, po e bëjnë njerëzit e PS.

Ndërsa theksoi se ka disa denoncime që tregopjnë se po kryehet votim në grup.

Topalli: Praktikisht integriteti i zgjedhjeve në Greqi është në një pikëpyetje shumë të madhe. Ne njoftohemi se aty kanë shkuar kanë marrë 50 zarfe.

Borakaj: Mund të na lexoni mesazhin?

Topalli: Përshëndetje! Kërkoj të merren masa se në Verie të Greqisë po tërhiqen zarfat me fletët e votimit nga patronazhistët e PS dhe po plotësohen nëpër shtëpia, apo mbi 200 fletë votimi po votohen nëpër parqet e qytetit. Në Athinë raportohet i njëjti problem, posta i lejon nëpër lokale apo kioska atje dhe nuk ju këkron karta indentiteti, domethënë çdo person shkon i tërheq voton dhe i nis për në Shqipëri. Situata në Greqi ka dalë jashtë kontrollit. Ne i kemi bërë thirrje SPAK sepse rasti i Greqisë është jashtë kontrollit.

Borakaj: Është vetëm në Greqi?

Topalli: Është i përqendruar në Greqi. Faktikisht ata kur shkojnë dhe mbledhin zarfet po i dorëzojnë vetë. Rolin që duhet ta bënte posta apo DHL, po e bëjnë njerëzit e Partisë Socialiste. Prandaj flas që Greqia është një rast ndryshe nga të gjithë vendet e tjera. Këtë e sheh edhe të reflektuar mbas ndërhyrjes në procesin e mbledhjes së zarfeve marrjes së fletëve të votimit, menjëherë brenda 24 orëve nga 17 mijë shkoi 23 mijë, është një kërcim joproporcional me vendet e tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?