Delvinë/ Gjiknuri takim me banorët e Rusanit
Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të fshatit Rusan në Delvinë.
“Një pjesë e punës sime ka qenë këtu në fshat, kur isha dhe Ministër i Energjisë, u bë linja e energjisë elektrike, ndërkohë që solla shumë fonde që padiskutim përmirësuan standardin e jetesës. Më vjen mirë që rikthehem dhe kërkoj mbështetjen e banorëve, për të qenë përfaqësuesi i tyre. Kërkoj votën e drejtpërdrejt, pasi më jep më shumë peshë politike, edhe për punët që kam bërë por edhe me kërkesat që kanë banorët, duke marrë angazhime më të detajuara edhe tek niveli më i thjeshtë. Fshati juaj ka potencial në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Partia Socialiste ka bërë shumë edhe për zonën tuaj. Investimet në zonën e Sarandës kanë reflektuar edhe në zonat përreth, përfshi dhe fshatin tuaj. Zhvillimi i mëtejshëm i Sarandës ndikon padiskutim edhe tek ju. Është bërë rruga Kardhiq-Delvinë, investim për të cilin kam dhe unë kontributim tim, pasi isha ministër në atë kohë. Ajo ishte vendimmarrja ime direkte”. pohoi në fjalën e tij Gjiknuri.

