Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare dhe vendore, falë hovit të turizmit po jo vetëm.
Jam dakord që kjo është një nga zonat më të bukura të Europës. Kjo meriton një zhvillim në standardet më të larta të Europës.
Projekt tjetër që kemi dakordësuar, me Pjerinin që ka urdhëruar dhe unë kam pranuar ta zbatoj, është projekti i lidhjes së zonës së talës me bregdetin, përmes rrugëve perpendikulare, ku faktikisht nuk ka infrastrukturë që të mbështesë këto zhvillime, ndërkohë deri dje s’ka pasur nevojë të kishte. Dhe Bypass-i i Shëngjinit, që është një kërkesë e Markut, desha të thoja shokut Mark, po është z.Mark se nuk bëhet shok ky. Është nga ata të paepurit e ‘Liri Demokracisë’”, tha ndër të tjera Rama.
