Monika Kryemadhi zbulon “kërcënimin” që i ka bërë Yuri Kim
Një deklaratë e fortë është bërë nga deputetja Monika Kryemadhi gjatë një interviste në emisionin Debat në A2 CNN, ku ka rrëfyer një bisedë telefonike me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Telefonata lidhet me kohën e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie në dhjetor të vitit 2020.
Kryemadhi ka treguar se ka marrë një telefonatë nga Yuri Kim ku i ka kërkuar të ndikonte për të tërhequr të rinjtë nga protestat.
“Rastin e Klodian Rashës besoj e mbani mend se çfarë u bë. Dhe më ka marrë Yuri Kim në telefon dhe më ka thënë tërhiqi të rinjtë nga protesta se ndryshe nuk të vij në Jalë. Po kush të ka ftuar ty moj zonjë.
Se duhet të të ftoj që të vish ti. Dhe e dyta këta të rinj kur e panë se si Ambasada e BE dhe Ambasada amerikane, ishin me policin që e vrau Klodian Rrashën, dalin dhe më bëjnë politikë dhe moral mua për drejtësi, normal që do të ikë ky i riu. Do ikin nëse nuk i ofron siguri, shëndetësi, se ne e pamë tani çfarë ndodhi.” – tha Kryemadhi.
