Rajoni

Memli Krasniqi: Kurti nuk e ka shumicën parlamentare

KAON

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se është e jokushtetuese që dikush të mbajë post edhe ekzekutiv dhe legjislativ.

I ftuar në T7, Krasniqi po flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Pra është e pamundur të jesh edhe kryeministër apo ministër edhe deputet në të njëjtën kohë, sepse Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë. Përtej kësaj Ligji për Qeverinë, i miratuar nga qeveria në largim është edhe më eksplicit, ligj i keq. Sikur të kontestohej në Kushtetuese do të dilte jo kushtetues. Nuk e kemi dërguar sepse kemi pasur çështje më pritoritare siç e dini, po që I komplikon gjërat edhe më tutje, duke e specifikuar  në mënyrë eksplicite se këtë s’munden me nejt as në zyrë.”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se dëshira  e tyre është që sa më shpejt të kemi institucione.

Krasniqi tha se Kurti nuk mund ta bëjë shumicën e re parlamentare.

“Opinioni e ka parë pardje që z.Kurti i ka 52 deputetë. Nuk i ka pasur 61 deputetë. Arsyeja pse sot ka ndodhur nj veprim joligjor, arbitrar është se z,Kurti nuk i ka numrat për një shumicë parlamentare.”, tha Krasniqi.

Lexo edhe:

“Struktura të organizuara bëjnë blerjen e votave”

Po ashtu ai tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk ka pasur kompetencë  t’i thërras partitë politike për konsultim.

Krasniqi u shpreh se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

“Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deptueti që ka rastis të jetë më i vjetëri është shndërru në një instancë partiake, i ka shërby një partie, VV dhe koalicionit të saj. Unë personalisht në kuptimin njerëzor ndjej keqardhje për Deharin, është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë, për një interes krejtësisht të vogël politik, për me tentu me u mshef mas një arsyetimit banal kinse na duhet një konsensus”, tha ai.

Ai tha se shkuan në konsultë për të treguar se nuk janë bllokues.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?