SKANDALI/ KQZ pranon printimin prodhimi e dy zarfeve “B” për të njëjtin zgjedhës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ndaj kërkesës së Partisë Demokratike mbi procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor në qarqet Dibër dhe Berat. Në përgjigjen e dërguar përmes emailit zyrtar, KQZ ka publikuar të dhëna të detajuara mbi problematikat e evidentuara gjatë dy ditëve të fundit në këtë proces, duke sqaruar gjithashtu mënyrën e trajtimit të secilit rast.
Sipas KQZ, janë konstatuar tre lloje problematikash në këto dy qarqe:
1-Prodhimi i dy zarfeve “B” për të njëjtin zgjedhës – janë regjistruar 49 raste në Dibër dhe 475 raste në Berat. Këto raste identifikohen menjëherë nga operatori i KQZ dhe konfirmohen gjithashtu nga operatori i DHL. Të gjitha evidencat depozitohen në një kuti të veçantë, ndërsa sistemi i verifikimit skanon çdo kod QR për të parandaluar dërgimin e dyfishtë.
3-Vendosja e të njëjtit label adrese në dy zarfe të ndryshme – janë raportuar 3 raste në Dibër dhe 7 në Berat. Këto raste zbulohen në fazën përfundimtare të përpunimit dhe eliminohen para mbylljes së zarfeve në thasë, duke u rikthyer për rishqyrtim dhe rishënim korrekt të etiketave.
Në përgjigjen e dhënë, KQZ thekson se në çdo rast janë zbatuar mekanizmat e kontrollit të cilësisë, duke përfshirë operatorët e KQZ-së dhe të DHL-së, si dhe stafin përgjegjës për grumbullimin e materialeve në thasë. Sipas institucionit, falë këtyre kontrolleve, asnjë nga problematikat e identifikuara nuk ka shkaktuar dërgimin e dyfishtë të zarfeve apo gabime në adresim.
“Raporti i detajuar për çdo ditë pune dhe për çdo qark të përpunuar do të dërgohet me email. Për çdo sqarim tjetër, mbetemi në dispozicion,” përfundon komunikata e KQZ-së.
Reagimi i plotë:
Të dhënat e kërkuara per keto dy dite perpunim e pergatitje dokumentacioni zgjedhor, perkatesisht qarqet Diber dhe Berat jane si vijon:
i) prodhimi i dy zarfeve “B” për të njëjtin zgjedhës: Dibër 49; Berat 475;
ii) problemi i adresës (mospërkimi me kodin postar): Dibër 208; Berat 240;
iii) vendosja e të njëjtit label adrese në dy zarfe të ndryshme: Dibër 3; Berat 7;
Rasti (i) identifikohet menjehere tek operatori i KQZ dhe verifikohet gjithashtu tek operatori DHL. Evidencat e këtij rasti depozitohen në sallë në një kuti të posaçme (foto bashkëlidhur këtij e-maili Dibra D dhe Berat D). Rasti i parë dje u kap ne Qarkun Diber nga operatori i KQZ. Moduli i verifikimit te zarfave ne nisje i KQZ (qe furnizon me te dhena edhe dashboardin publk ne kohe reale alerton operarorin nese nje QR eshte skanuar me pare.
Rasti (ii) identifikohet nga operatori i DHL pasi sistemi universal i shipping validon kodin postar, ky i fundit duhet te perkoje me shtetin/qytetin etj., te deklaruar. Keto raste vendosen ne nje kuti te posacme (foto bashkelidhur ketij emaili Dibra adresa dhe Berat adresa). Keto raste do te verifikohen per cdo zgjedhes sipas dokumentit provues te adreses qe eshte ngarkuar ne PER (perkatesisht fature, kontrate etj.,) dhe do te ri-tentohet te validohet me sistemin postar adresa e saktesuar serish.
Rasti (iii) identifikohet nga operatori DHL pasi ka perfunduar procesi i perpunimit ne tavoline, pra perpara vendosjes ne thes (sikunder e konstatuat edhe ju). Keto zarfa te sherbimit postar se bashku me label te adreses grisen/hidhen dhe seti rikthehet ne nje nga tryezat e pergatitjes me qellim qe te riskanohet nga DHL per te printuar label-in e sakte.
Ne cdo rast, 3 tipologjite e sqaruara me siper, per shkak te elementeve te kontrollit te cilesise nga cdo faze (operator KQZ, operator DHL, Staf i grumbullimit ne thes perpara mbylljes se thesit) mitigohen pa shkaktuar pasojen e dergimit te dy zarfave tek nje zgjedhes.
Kete raport, do ta keni me email ne fund te cdo dite pune per qarqet e perpunuara.
Per cdo sqarim tjeter te nevojshem mbetemi ne dispozicion.
