“I bullizuar nga Rama”/ Adriatik Lapaj: Kriminelët më kanë kërcënuar
Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pranoi se është ndjerë i bullizuar dhe i kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, teksa zbuloi edhe format përmes së cilave është intimiduar nga njerëz sipas tij të lidhur me mazhorancën.
“Kryeministri i një vendi është autoritet nuk është një 63-64 vjeçar te çepi i lagjes që pi fërnet për qejfin e vetë dhe thotë një mendim. Është shteti. Ndihem i bullizuar dhe i kërcënuar, edhe që kam frikë se ai është njeriu që drejton 10500 policë. Ajo përkthehet në një mesazh të shtuar te militantët e vetë brenda strukturave të shtetit që goditeni këtë djalin. Inspektorët e policisë, anëtarët e krimit të organizuar që bashkëpunojnë me të”, tha Lapaj.
I pyetur se cilat janë kërcënimet që ka marrë pasi Rama e shigjetoi, Lapaj tha: “Në çdo drejtim. Çdo ditë. Të të gjitha llojeve dhe formave, baltë edhe sulm në çdo anë.”
Më tej, Lapaj theksoi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do ta ndalin rrugën që kanë nisur, pavarësisht sulmeve që pretendon se janë bërë në drejtim të tyre.
