Shpopullimi në nivel alarmant, ambasadori i BE: Shqipërisë po i largohet truri!
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato tha se në vendet e rajonit, ku bën pjesë edhe Shqipëria ka ende largim të trurit.
Ambasadori teksa iu referua negociatave tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit 3, që Gonzato tha “që shpresojmë të hapet së shpejti”.
“Çdo fëmijë të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që përjashtohen për shkak të varfërisë duhet të kenë shanse të barabarta.
A po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajonin, ku ka ende largim të trurit. Ne do të donim që ti përgjigjeshim kësaj thirrje.
Ne duam të kalojmë nga fjalët tek veprat që fëmijët të kenë qasje në shëndetësi falas, qasje në arsim cilësor, të kenë strehim dhe ushqime.
Duhet dhënë kontribut për integrimin e tyre në punë, që tranzicionin nga shkolla në punë ta kalojnë mirë.
Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit tre që shpresojmë të hapet së shpejti.
Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet.
BE është këtu për të shoqëruar vendet kandidate në rrugëtimin e tyre të reformave përfshirë politikën sociale”, tha nder te tjera ambasadori.
