Rama: Përpara se të bëhej prift, shërbente në spitalin psikiatrik
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi ishte sot i ftuar në episodin e 13 të sezonit të 4 të podcastit “Flasim”, që bën kryeministri Rama. Ky i fundit ka zbuluar një detaj nga jeta e Kryepeshkopit, i cili përpara se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.
Fortlumturia e tij Joan u shpreh se arsyeja se përse zgjodhi të shërbente atje, ishte pikërisht frymëzimi që mori nga Ungjilli.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet 80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë. Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift. Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri?
Kryepeshkopi Joan: Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. M’u kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Falemderova Zotin. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Jo vetëm që lexova Ungjillin, por pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift dhe për t’i shërbyer Zotit lindi atëherë. Në atë kohë të bëheshe prift, ishte e paimagjinueshme.
Joan Palushi: Në fakt kjo ishte edhe arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i Ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshuria e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.
Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Njerëzit me probleme mendore duhet të ndihmohen.
