Ndërsa trupat po nxirren nga rrënojat e një rrokaqiell në Tajlandë, në Mianmar, një zyrtar tha se kishte “shumë viktima” në një spital të madh në kryeqytetin Naypyidaw.
Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay, i cili është rreth 17 kilometra nga epiqendra e tërmetit 7.7 ballë. Dramatike është edhe videoja e shembjes së “urës historike Ava apo Sagaing”.
🚨 7.7 Magnitude Earthquake Hits Mandalay, Myanmar
Multiple buildings destroyed in devastating quake.#Myanmar #Earthquake #แผ่นดินไหว pic.twitter.com/fgQTBlUqjw
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) March 28, 2025
Ura u ndërtua 91 vjet më parë, gjatë periudhës koloniale britanike, dhe kaloi lumin Irrawaddy midis rajoneve Mandalay dhe Sagaing. Mandalay është qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe videot që po publikohen tregojnë një shkatërrim të madh.
