AktualitetPolitike

Rama nga Saranda: Nuk do funksionojnë, do i kontrollojmë plazhet me dron

KAON

E reja i tregon për kontratat e fshehta nëpër plazhe, Rama nga Saranda: Nuk do funksionojnë, do ketë kontrolle me dron

“Shumë mirë që e ngrite këtë çështje se do jetë një eksperiencë e re këtë vit. Është krijuar një raport i qartë mes plazheve që do menaxhohen nga strukturat private dhe plazhet publike. Saranda e ka pasur plazhin publik historikisht por aty ku ka më shumë hapësira, bashkitë do kenë ofertën e tyre me çadra.

Sa i përket Ksamilit që sot është bërë trend botëror, nuk besoj se do funksionojë, se pavarësisht se mund të bëjnë kontratë me hotelin, restorantet nuk do kenë çadra dhe nuk ka për të funksionuar. Kontrollet janë bezdi e madhe dhe mirë është që gjërat të bëhen pa pasur nevojë për kontrolle. Vetë ju duhet të jeni në mbështetje të këtij procesi.

Sa i përket plazheve, do mbyllim tani projektin për mbikëqyrjen me kamera inteligjente por aktualisht kemi bërë planin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe do marrim informacion për mënyrën si menaxhohen hapësirat e plazheve”-u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?