Rama ironizon opozitën: Minjtë i kapim ne! “Deri tani, vetëm ferra e britma zogjsh”
“Unë jam me shprehjen që nuk ka rëndësi ngjyra e maces, por mjafton të kapë minjtë, dhe minjtë i kapim ne, jemi aq të zotët sa kapim jo vetëm minjtë e komshinjve por dhe minjtë tanë”, kështu u shpreh Edi Rama gjatë takimit që pati sot në Gjirokastër me mbështetësit e tij.
“Sot kjo është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje PS! Pasi të hyjmë në BE, pastaj ka kohë, do jetë tharë dhe këneta edhe me ndihmë të Zotit do lulëzojë ndonjë gjë dhe në krahët e tjerë se deri tani është vetëm ferra, britma zogjsh kënete. Gjë tjetër nuk shoh, mbase ju shihni, por unë nuk shoh.
Siç tha se shoku Tërmet (Peçi), zgjedhja për çdo deputet është e lirë, ama kalon njëherë nga shenja e numrit 5, e më pas zgjedh kandidatë sipas dëshirës”, tha Rama.
