Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares të Sigurisë Kombëtare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thekson se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.
Ajo shpjegon se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.
“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë që jep Amerika. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.
Total 0 Votes
0
0
