Rama: “Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë krenarë për hapjen e procesit dhe për angazhimin që ka ndërmarrë qeveria për të sjellë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për veprime të paligjshme.
Rama tha se, megjithatë, për shumë njerëz është e dhimbshme të shohin dikë që deri dje ka qenë pjesë e shoqërisë dhe sot është në duar të drejtësisë. Ai shpjegoi se këto ndodhin pasi është hapur një proces që deri më parë ishte i pamundur, ku ato që nuk mund të ndodhnin më parë janë bërë realitet.
Total 0 Votes
0
0
