Goxhaj e Dokushi pushohen nga puna/ Bashkia u ndërpret rrogën
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi dhe nën kryetaren e Bashkisë Sara Goxhaj.
Përmes shkresave të firmosura nga Ristan, të cilat ABC News disponon, të dy personave u janë ndërprerë marrëdhëniet financiare nga bashkia e Tiranës.
E pyetur nga mediat lidhur me këto lëvizje në Bashkinë e Tiranës, Ristani tha se në drejtimin e institucionit udhëhiqet nga ligji dhe mbi bazën e rregullores dhe se për cdo lëvizje apo qarkullim stafi bazohet mbi këto dy parime.
Total 0 Votes
0
0
