AktualitetPolitike

Gjyqi i Veliajt në Apelin e GJKKO! Artan Hoxha: Mund të mbahej edhe në “arrest shtëpie”

KAON

Gazetari Artan Hoxha, gjatë një intervistë në emisionin Log në News 24, komentoi zhvillimet e gjyqit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Apelin e GJKKO. Hoxha theksoi se rasti i Veliajt është ndër më të rëndësishmit që ka pasur SPAK dhe përmendi se kërkesat e SPAK kryesisht nuk refuzohen nga GJKKO.

Sipas tij, kryetari i Bashkisë, Veliaj mund të ishte mbajtur në “arrest shtëpie”, por gjithsesi, SPAK insistoi që ai të qëndronte në burg për shkak të argumenteve të reja që u paraqitën në Gjykatën e Apelit.

 

 

Artan Hoxha: Rasti Veliaj është rasti më i rëndësishëm që SPAK ka pasur në duar. Kërkesat e SPAK nuk refuzohen nga GJKKO. Kryetari i Bashkisë mund të hetohej dhe në “arrest shtëpie”. Mesa duket, në Gjykatën e Apelit, u sollën disa argumente të reja të SPAK dhe u këmbëngul që të qëndrojë në burg. Aty u mësua që kryetari i Bashkisë ishte mbajtur në përgjim. Unë mendoj se Gjykata e Apelit edhe po ta mbante në arrest shtëpie, do ishte e njëjta gjë. Është problemi edhe tek komunikimi që ai ka me njerëz jashtë qelisë. SPAK mendon se Veliaj është në gjendje edhe në burg, të mund të helmojë provat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?