Berisha premton: Nafta s’do jetë asnjë qindarkë më e shtrenjtë se në Kosovë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, ka bërë disa premtime për shqiptarët, duke e akuzuar qeverinë aktuale për dështim dhe korrupsion. Ai e quajti qeverinë e tanishme “të pashpirt” dhe premtoi ndryshime të mëdha nëse PD vjen në pushtet.
Berisha tha se koalicioni i tij do të nisë ndërtimin e Shqipërisë Madhështore duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve ekonomike për qytetarët. Ai premtoi rrogë minimale prej 500 eurosh dhe rrogë mesatare prej 1200 euro, si dhe ulje të taksave që do të shërbejnë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e shërbimeve. Berisha gjithashtu premtoi kartën e konsumatorit dhe ilaçe cilësore. Ilaçet do jenë krejt të tjera. S’do shiten ilaçe që kanë çerek efekti, do jenë cilësore. Kjo është një qeveri e pashpirt.
