Aktualitet

Rama: Ujin e Tragjasit do ta marrim

KAON

Kryeministri Rama ka folur në rubrikën e propagandës së tij të titulluar “Sy m’sy” dhe çështjen e ujësjellësit të Tragjasit. Ky reagim tij vjen pasi banorët e zonës protestuan ashpër se do tu merrej uji i pijshëm dhe nuk lejuan punëtorët që të punojnë dhe u përleshën me policinë e shumtë në numër që kishte pushtuar fshatin.

Kreu i qeverisë nënvizoi ne monologun e tij se projekti është studiuar me imtësi dhe do të përmirësojë furnizimin me ujë pët të gjithë zonën.

Por banorët e zonës nuk ndajnë të njëjtin mendim me kreun e qeverisë. Pasi ata janë të bindura se uji sapo të hyje ne tubat e Ramës dhe miqve të Ramës nuk do të mund tu shërbejë më.

“Ndërkohë që të tjerë kanë bërë investime të mëdha për të marrë ujë me puse. Ne e shohim si një zonë me potencial turizmi. Edhe kanalizimet që mungojnë janë pjesë e projektit. Do bëhen kanalizimet dhe do të bëhet ujësjellësi që do të furnizojë gjithashtu edhe pjesën e poshtme”, tha  ndër të tjera Rama.

Pra banorët e Tragjasit dhe zonës përreth si shpërblim për ujin që nuk do ta kenë më, do të marrin nga qeveria disa kanale. Banorëve u bie që me 11 maj akoma pa nisur punimet të bëjnë zgjedhjen e tyre./E.I/

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?