VIDEO/ Lazio mund Milanin
Lazio triumfon 1-2 në supersfidën e Serie A kundër Milanit. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, nën një atmosferë elektrizuese dhe që premtonte shumë. Në mimutën e 27, Maignan pret një goditje të Marusic, por pas topit të kthyer nga portieri, Zaccagni zhbllokoi llogaritë.
Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në sulm, por pa mundur të tregohet konkrete. Pavlovic “tradhtoi” ekipin e Conseisaos në minutën e 67-të, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se ishte në inferioritet numerik, vendasit nga Milano gjetën forcat për të barazuar me anë të Chukwueze.
Lazio renditet në vendin e pestë ndërsa Milan në vendin e nëntë.
Total 0 Votes
0
0
