Mbrojtja e Vjosës/ Rama në Berlin: Zbutët të gjithë lumenjtë tuaj dhe donit që lumi ynë të qëndronte i egër
“Ndjesë që ju përgjigjem në gjuhën e tmerrshme që përmende në anglishten sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të mrekullueshme që tingëllon e tmerrshme për mua sa dhe zhurmat që dëgjoj por jam i sigurt, por ka muzikalitetin e vet kur ju flisnime bashkatdhetarët tuaj zviceranë. Mendoj se keni një argument, por sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë dhe në mos më i rralli qëpërshkon të gjithë vendin dhe është parku kombëtar i lumit Vjosa.
Lumi Vjosa u zbulua nga qytetarët europianë miqësorë me mjedisin si lumi i fundit i egër në Europë dhe na u hodhën në fyt që ta mbronin ndërkohë që ne po kërkonim shumë që ta mbronim. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se pasi zbutët të gjithë lumenjt tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat, donit që ne të zhvilloheshim në mënyrën që ju donit”, tha Rama.
