“Çmimet e operatorëve celularë në Shqipëri, më të lartat në rajon”
Avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka kritikuar çmimet dhe cilësinë e shërbimeve të operatorëve celularë në Shqipëri.
Sipas tij, tarifat që aplikohen nga kompanitë janë më të shtrenjtat në rajon, ndërsa cilësia e sinjalit dhe e internetit nuk është në përputhje me çmimet e larta.
Ai theksoi se interneti është një mjet i domosdoshëm për shumë qytetarë, si për ata që janë në marrëdhënie pune, ashtu edhe për ata që e përdorin për argëtim. Por pavarësisht kërkesës së lartë, cilësia e shërbimit mbetet e diskutueshme.
Total 0 Votes
0
0
