Zbulohet koronavirusi i ri në Kinë
Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një koronavirus të ri te lakuriqët e natës, HKU5-CoV-2, i aftë të infektojë njerëzit duke u lidhur me receptorin ACE2, i ngjashëm me SARS-CoV-2, sipas “South China Morning Post”.
Zbulimi ngre shqetësime në lidhje me ngjarjet e mundshme të përhapjes, megjithëse efikasiteti i virusit në lidhjen me ACE2 e njeriut është më i ulët se SARS-CoV-2.
Virusi, i quajtur HKU5-CoV-2, u zbulua se përdor të njëjtin receptor të njeriut si SARS-CoV-2, virusi përgjegjës për Covid-19.
Virusi i sapo zbuluar, i përket nëngjinisë së merbekovirusit, i cili përfshin virusin e sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS).
Është një prejardhje e re e koronavirusit HKU5, e identifikuar fillimisht te lakuriqët e natës japonezë “pipistrelle”, në Hong Kong.
Hulumtimi zbuloi se HKU5-CoV-2 mund të lidhet me receptorin e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE2), i njëjti receptor i përdorur nga SARS-CoV-2 për të infektuar qelizat njerëzore.
Sipas studiuesve, HKU5-CoV-2 mund të lidhet me receptorët ACE2 në specie të shumta kafshësh, duke rritur gjasat e transmetimit ndërspecie.
“Pavarësisht potencialit të tij për infeksion njerëzor, rreziku i shfaqjes së HKU5-CoV-2 në popullatat njerëzore nuk duhet të ekzagjerohet”, paralajmëruan studiuesit.
