Edison Memolla, edhe pse zyrtarisht fajtor është në krye të detyrës!
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Log. në News24, ka folur mbi veprimet e SPAK ndaj krimeve zgjedhore, duke ngritur dyshime për trajtim të diferencuar të rasteve.
Duke marrë si shembull çështjen e Edison Memollës, Koka theksoi se ai “është një nga dy rastet e vetme në 61 bashki ku SPAK ka ndërhyrë, pas atij të Fredi Belerit,” u shpreh ai.

“Në rastin e Belerit, ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe u krijuan kushtet e flagrancës. Ndërsa për Memollën, edhe pse është dënuar, ai vijon të jetë në detyrë”, theksoi ai.
Te Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës, në një bashki periferike që nuk ka ndonjë valencë. Kur bëhet fjala për kandidatët e PS, edhe të zgjedhur, ligji përtypet. Nëse me Belerin u mor direkt dhe u krijuan kushtet e flagrancës, te ky zotëria edhe pse nisi hetimi dhe është dënuar, sot zotëria është sërish në krye të detyrës”, u shpreh ai.
Total 0 Votes
0
0
