Rama citon anketën për Policinë e Shtetit: 82% e qytetarëve ndjehen të sigurt në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama citoi të dhënat e anketës së Policisë së Shtetit sa i takon rendit dhe sigurisë publike në vend. Kreu i qeverisë tha se qytetarët, përtej asaj që demonstrohet në ekranet e mediave, i besojnë Policisë së Shtetit dhe vlerësojnë punën e forcave të rendit.
Rama tha se 82% e qytetarëve të anketuar ndjehen të sigurt në Shqipëri. Gjithashtu, kryeministri theksoi se sa i takon numrit të vrasjeve, Shqipëria është pranë mesatares së vendeve të BE.
Reformimi i vazhdueshëm i policisë vazhdojnë të japin fryte. Në të gjithë trajektoren e viteve, shifrat janë konstate në përmirësim. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Asgjë çfarë percepton edhe publiku për fat të mirë hiç fare, nga thelbi i këtyre të vërtetave nuk komentohet për ekrane, portale se foltoret politike as po i llogarisim, por mbulohet me baltë e zift për ditë e për natë. Mirëpo këto shifra nuk janë numra, statistika pa vlerë përtej numrave, nuk janë as propagandë siç rëndomtë përpiqen t’i zhvlerësojnë gjithnjë me këtë fjalë ata që nuk duan të dëgjohet, të flitet mirë as për qeverinë as për Shqipërinë…se për qeverinë ky popull ka tjetër opinion. Prandaj nuk e kuptojnë asnjëherë se si qeveria kur vjen puna te gjykimet e publikut, vlerësohet”, tha Rama.
